Avdullah Hoti thumbon Ramush Haradinajn: Kjo Qeveri s’ka zot shtëpie

Avdullah Hoti thumbon Ramush Haradinajn: Kjo Qeveri s’ka zot shtëpie

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka zot shtëpie. Sipas tij, ministrat nuk e konsultojnë kryeministrin as kur marrin vendime që kanë ndikim përtej ministrive respektive.

Ka marrë shkas për këtë nga vendimi i fundit i MPJ-së për ndalesën e vizitave të zyrtarëve serbë, gjë të cilën e mohoi kryeministria.

“Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR. Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie. Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn”, ka thënë Hoti, në një shkrim në profilin e tij në Facebook.

“Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”, ka shtuar më tej.