Marrëveshje të rëndësishme

Avdullah Hoti tregon rëndësinë e marrëveshjeve që nuk u votuan

Kryeministri i Kosovës ka folur rreth marrëveshjeve ndërkombëtar që nuk u votuan sot në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se janë të një rëndësie të veçantë ekonominë e vendit.

Avdullah Hoti tregon rëndësinë e marrëveshjeve që nuk u votuan

Në një postim në rrjetin social në Facebook, ka reaguar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ai ka thënës e këto marrëveshje janë të një rëndësie të veçantë. Këto marrëveshje janë projekte investive dhe zhvillimore për Kosovën, dhe duhet që të votohen ka thënë Hoti, njofton Insajderi.

“Kuvendi i Kosovës dështoi t’i votojë sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike”. /Insajderi.com