Avdullah Hoti tregon se çfarë diskutoi me Osmanin

Avdullah Hoti tregon se çfarë diskutoi me Osmanin

“Diskutuam për punë ne Kuvendit dhe për kalimin e disa prej marrëveshje ndërkombëtare që janë të lidhur me disa prej fondeve edhe për menaxhimin e pandemisë, por edhe për Rimëkëmbjen Ekonomike”.

Këto ishin fjalët e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me u.d presidentes, Vjosa Osmani.

Kreu i ekzekutivi para gazetarëve shtoi se me Vjosa Osmanin ka diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet e fundit në vend.

“Diskutuam edhe për zhvillimet e vendit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate për të quar mesazhin e qartë për të cilin jam i interesuar që pavarësisht zhvillimeve politike, proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, si rezultat i dorëheqjes së presidentit, forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje, që të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të vendit, edhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me ekonominë”, tha Hoti. /Insajderi.com