Avdullah Hoti uron Talat Xhaferin: Pres që së shpejti të formohet qeveria e re

Avdullah Hoti uron Talat Xhaferin: Pres që së shpejti të formohet qeveria e re

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.

Hoti ka thënë se lidershipi në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet e fundit që hapën rrugë për avancimin e statusit të shqiptarëve të Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në Nato.

“Sot kam uruar z.Talat Xhaferi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Lidershipi i tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO”, ka shkruar Hoti.

E Hoti mes tjerash ka thënë edhe se pret që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdohet bashkëpunimi mes të dy vendeve.

“Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, përfundon shkrimi i Hotit./Insajderi.com