Avdyli: A thua iu përgjigjën lutjeve me email, avulluesit e 2.1 milionë eurove

Avdyli: A thua iu përgjigjën lutjeve me email, avulluesit e 2.1 milionë eurove

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Avdyli ka pyetur nëse avulluesit e 2.1 milionë eurove i janë përgjigjur lutjeve me email që i ishin bërë për t’i kthyer paratë e vjedhura.

“A thua iu përgjigjen lutjeve me email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë. Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini…”, ka shkruar Avdyli.

Më 21 tetor u raportua për vjedhjen e 2.077.995.90 milionë euro nga Thesari i Shtetit, mjete këto që u transferuan në disa llogaritë ndryshme. /Insajderi.com