Vjosa Osmani po vazhdon aktivitetin e saj politik, në parapërgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në shkurt, njofton Insajderi
Pasi publikoi sloganin dhe logon e listës së saj, Osmani sot shkoi për t’u takuar me veteranët dhe të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Haxhi Avdyli ku ka publikuar fotografi nga kjo vizitë që Osmani ka bërë në Prizren, duke thënë se interesimi për të qenë prezentë i njerëzve ka qenë shumë i madh.
“Osmani. Edhe pse me ftesa individuale, interesimi ishte tepêr i madhë që për shkak rregullave AntiKovid u desht të mbahen 2 takime me 50 pjesëmarrës dhe disa takime grupore me te vogla. U takuam me strukturen e veteranët e degës Ldk-së që GUXOjnë të jetësojnë ndryshimin”, ka shkruar ai në Facebook.
Avdyli nuk ka treguar nëse pjesëmarrësit i janë bashkuar Vjosa Osmanit, për ta lënë përfundimisht LDK-në./Insajderi.com