Aviacioni Civil: Abrashi na vizitoi më 5 nëntor, por ne e publikuam njoftimin me 10 nëntor

Aviacioni Civil: Abrashi na vizitoi më 5 nëntor, por ne e publikuam njoftimin me 10 nëntor

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Arben Abrashi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo pasi Abrashi ka deklaruar të premten se nga 9 nëntori është në vetizolim ndërsa më 10 nëntor Auroiteti i Avicionit Civil të Kosovës ka publikuar vizitën e Abrashit.

“Autoriteti i Aviacionit Civil ka zhvilluar një inspektim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra nga operatori për frenimin e përhapjes së COVID-19. Vizita është bërë së bashku me Ministrin e Infrastrukturës z. Arban Abrashi”.

Po ashtu në reagim thuhet se “Vizita ishte planifikuar shumë më herët dhe është realizuar më datën 5 nëntor 2020. Sidoqoftë, në bashkëpunim më Zyrën për Informim të Ministrisë se Infrastrukturës lajmi për vizitën nuk është publikuar atë ditë duke pas parasysh ngjarjet që ndodhën po atë ditë lidhur me gjykatën speciale dhe pritjen e fluturimeve speciale”.

Abrashi më 27 nëntor është parë në fushatën zgjedhore të Lidhjes Demokraitke të Kosovës në Podujevë,  nëntë ditë pasi më 18 nëntor njoftoi se është i infektuar me COVID-19.

Kjo ka ngjallur kriitke të shumta për të. Abrashi ishte pa maskë.

Më pas erdhi reagimi tij se në karantinë ka qenë nga 9 nëntori e pas 17 ditëvë ka dalë në punë.  /Insajderi.com