fbpx

Avjaz Berisha mohon se ka lidhje me vrasjen e ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri

Avjaz Berisha mohon se ka lidhje me vrasjen e ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri

Ajvaz Berisha, i njohur si komandant “Tigri” ka mohuar se ish-ushtari i UÇK-së i vrarë vitin e kaluar ka qenë ushtar i tij. Tigri, tash konsull i Kosovës në Frankfurt ka thënë se kurrë në jetë s’e ka njohur, Curri, i cili besohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

“Në disa media të shkruara ka disa muaj që po qarkullon emri im rreth vrasjes së ushtarit Bedri Curri. Në media shkruhet se ai gjoja paska qenë gjatë luftës nën komandën time. Bedri Currin as që kam njohur dhe asnjëherë nuk ka qenë ushtar nën komandën time dhe as që e kam njohur ndonjëherë”, ka thënë Berisha në një deklaratë me shkrim për Insajderin.

Ai ka thënë se përmendja e emrit të tij në çfarëdo mënyre është etike.

“Familjet tona njihen shumë mirë. Asnjëherë në jetën time nuk kam vepruar fshehurazi. Kushdo që me ka borxh gjithmonë jam i gatshëm të ballafaqohem hapur, publikisht. Jam i gatshëm për atdhe dhe për popullin sa herë ta kërkon nevoja të sakrifikohem. Shpifjet e tilla të pabaza nuk i bëjnë nder askujt”, ka deklaruar ai.