Këshilltari i Veselit: Incizimet e rastit të fajdeve, mashtrim klasik

Këshilltari i Veselit: Incizimet e rastit të fajdeve, mashtrim klasik

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, Avni Bytyçi ka komentuar çështjen e përdorimit të emrit të shefit të tij si i përfshirë në një grup fajdexhinjsh.

Ai në Info Magazinen e Klan Kosovës, tha se një mënyrë e tillë e përmendjes së emrit, është mashtrim klasik i bërë ndaj Kadri Veselit, për shkak të iniciativave të fundit të tij për dënimin e kriminelëve serbë.

”Ne gjenerata e re nuk jemi servilë. Unë i takoj një partie politike dhe besoj në liderë që ka krijuar hapa konkret për t’i luftuar njerëzit e korruptuar”.

”Në vitin 2014 PDK-ja e ka iniciuar këtë rast të fajdexhinjve në polici. Jo vetëm kryesit por edhe i dëmtuari edhe avokati e dinë që Kadri Veseli s’ka qenë i përzier. Me vet faktin që Prokuroria e ka mbyll këtë rast, dëshmon se s’është i përfshirë. Kadri Veseli është palë e dëmtuar në këtë rast, por ju të LDK-së nuk po e përbini”.

”Ky publikim i tillë ndodhi pas inicimit të Kadri Veselit për Tribunalin Ndërkombëtar pasi jo rastësisht brenda disa jave zhvillohet një fushatë e egër kundër tij kinse e ka marrë Gjykata Speciale, pastaj publikohen edhe videot për përfshirje në veprimtari të fajdexhinjve”.

”Është argumenti bashkë kundër asaj që thuhet. Kemi grupe kriminale brenda strukturave ku imun nuk janë as liderët siç është Kadri Veseli. Rasti është dërguar në Ferizaj e nuk e dimë pse. Luftë Speciale po i bëhet ndaj një personi të caktuar”.

 

”Vetëm Kadri Veseli e kupton kur dikush ta monton një rast dhe e kupton publiku. Sepse kur bënë një punë të gjatë e di shumë mirë se si mund të ndodhin montimet e tilla”.

”Jetojmë në konspiracione dhe shohim filma të James Bond. Njerëzit racional që shohin incizimet i shohin edhe dëshmitë e kuptojnë që ka qenë mashtrim klasik dhe pala e dëmtuar është vet Kadri Veseli. Por kemi edhe palën që thotë që ”çkado që ndodhë, e thonë: ‘Ai është fajtor ai e ka kapur shtetin’”, edhe me ia vizatu siç doli avokati i tij që tha se s’është i përfshirë në këtë rast”.

Veç kësaj Avni Bytyçi iu drejtua Bajram Gecajt dukei thënë se po relativizon çdo gjë sepse është në interesin e tij ndërsa komentuan çështjen e debatit të krijuar mes Sali Berishës e presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Një gjë është e qartë, qytetarët e këtij vendi por edhe të Shqipërisë e dinë kush çfarë ka bërë në 1999. Secili e dimë kush çfarë roli ka pasur në ato vite për çlirimin e Kosovës”.

”Mund të flas si një këshilltar i vetmit lider që ka plasuar një platformë të qartë se si do të jetë e ardhmja e dialogut. PDK ka qenë e vetmja që edhe me vija të kuqe ka dhënë propozime sepse s’kemi bërë llafe korridoreve”.

”Sa i përket dialogut është e qartë se PDK do marrëveshje finale me Serbinë pa i prekur kufijtë, pa u cenuar integriteti i Kosovës. Unë jam me Kadri Veselin për kufijtë, Kadri Veseli është me Hashim Thaçin sepse janë të pandashëm”.

”PDK ka dhënë një propozim të detajuar në lidhje me taksën. Kemi humbur momentumin. Ka pasur pakënaqësi të madhe ndaj partnerëve tanë. Përderisa nuk kemi ndryshim të rrethanave, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka pezullim të taksës për shkak të pazarllëqeve. Për me mbërri PDK-në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duhet t’i kalojë tri parti të tjera pasi ne jemi të parët”.