Avokati i Popullit heton mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente të Qeverisë

Avokati i Popullit heton mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente të Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka marrë përgjigje nga Avokati i Popullit pas parashtrimit të ankesës për mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente qeveritare.

Ai ka njoftuar se Avokati i Popullit do t’i hetojë shkeljet në këtë vendim të Qeverisë Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i Sylës:

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve dhe bashkëluftetarë. Me kënaqësi kam pranuar njoftimin nga Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, se ankesa ime për mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente qeveritare do të SHQYRTOHET dhe SHKELJET e paraqitura nga unë, do të HETOHEN. Unë do të vazhdoj deri në fund luftën që kategoritë e lirisë ta ndjejnë dorën e shtetit dhe të gëzojnë përkrahjen e tij. Ndërkohë, Avokatit të Popullit i urojmë punë të mbarë dhe ka bashkëpunimin tim të plotë për këtë çështje.