Avokati i Skender Krasniqit: Kamerat e objektit do ta vërtetojnë se vrasja ndodhi aksidentalisht

Avokati i Skender Krasniqit: Kamerat e objektit do ta vërtetojnë se vrasja ndodhi aksidentalisht

Ramiz Krasniqi, avokati i afaristit Skender Krasniqit – i cili vrau djalin e tij, Albertin, thotë se kamerat të cilat ndodhen në objektin ku ka ndodhur ngjarja, mund ta dëshmojnë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Avokati Krasniqi tutje shprehet se ka komunikuar edhe me të dyshuarin, i cili thotë se kjo vrasje ka qenë aksidentale.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

Tutje ai ka shtuar se shumë arsye ka se vepra penale e vrasjes ka qenë pa dashje.

“Ata kanë qenë së bashku deri në ora 12:00. Ata kanë qenë babë e bir, raportet e tyre kanë qenë më të thella dhe shumë shokë. Kështu që nga këto arsye dhe arsye tjera do të shohim se nuk kemi të bëjmë me dashje për ta kryer këtë vepër penale”, tha avokati Krasniqi. /Insajderi.com