Avokati i Zekës mburrët që klienti i tij nuk i ka kërcënuar hetuesit e ATK-së

Avokati i Zekës mburrët që klienti i tij nuk i ka kërcënuar hetuesit e ATK-së

Gazmend Halilaj, avokati i deputetit të arrestuar Milaim Zekës nuk po e konsideron si kërcënim deklaratën e Zekës kur thoshte se do ta ndjek “juridikisht penalisht, privatisht dhe me kanun deri në vdekje”, prokurorin e rastit të tij.

Madje avokati i Zekës ka deklaruar sot me mburrje se klienti i tij nuk ka kërcënuar askënd nga hetuesit e ATK-së të cilët kanë hetuar xhirollogaritë e Zekës.

Sipas avokatit, kur Zeka ka thënë se do të merret privatisht me prokurorin, ka nënkuptuar se do t’i bëjë padi civile.

“Z. Zeka nuk është njëri që kërcënon dikë. Ai ka dashur të thotë se do të bëjë padi civile”, ka thënë Halilaj në Frontal të T7.

Halilaj po ashtu ka thënë se Zeka nuk ka kërcënuar askënd nga hetuesit e ATK-së të cilët kanë hetuar xhirollogaritë e Zekës.

“Zeka nuk ka kërcënuar askënd. Nuk ka kërcënuar as hetuesit e ATK-së”, ka deklaruar Halilaj.

Zeka është arrestuar pas kërcënimit që i ka bërë prokurorit të rastit, ku ndaj tij është ngritur aktakuzë dhe ndaj partnerit të Zekës, Ilir Krasniqit.

Ata janë duke u akuzuar për mashtrim të 927 kosovarëve me viza pune në Gjermani./Insajderi.com