Avokati Rrecaj: Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës

Avokati Rrecaj: Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës

Avokati Tahir Rrecaj, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Rrecaj për Klan Kosova tha se dorëzimi është bërë me rastin e përfundimit të hetimeve.

Ai theksoi se në rast se ka prova të mjaftueshme të siguruar nga prokurori do të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

“Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës. Më pas ai e vlerëson në rast se ka prova të mjaftueshme për të kaluar në shqyrtim gjyqësor. Në rast se konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar në shqyrtimin gjyqësor, nëse jo gjyqtari e hedh poshtë aktakuzën. Nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur do të bëhet vlerësimi”, ka thënë Rrecaj.