Avril Lavigne i rikthehet muzikës pas 4 vitesh

Avril Lavigne i rikthehet muzikës pas 4 vitesh

Këngëtarja e famshme është rikthyer pas 4 vitesh me projektin e saj më të ri “Hear Above the Water “ ka rrëfyer se si është të luftosh më një sëmundje si “Lyme”. Në vitin 2014 gjatë turneut  të fundit muzikor, Avril po ndjente alivanosje dhe dhe errësimi shikimi .

“Shpeshherë kisha alivanosje në skenë dhe nuk merrja dot frymë”.

Për shumë javë mendoja se çka dreqin po ndodhte me mua, shprehet ajo.

Avril është diagnostifikua me “Lyme”( infeksion bakterial që shkaktohet nga nje pickimi i një insekti të quajtur “Ixodes scapularis”), këngëtarja tha se për dy vite ka qenë në një regjim të shtrati dhe shpeshherë mendonte se  do të vdiste.

“Karriera ime po shkatërrohej ashtu si shëndeti.Për netë të tëra lutusha që të shpëtoja.Është një ndjesi sikur je nën ujë dhe nuk mund të arrësh frymë”, tha Avril pasi kështu lindi edhe idea e këngës së re.