Azem Brahimi caktohet kapiten i ekipit të futsallit të Spartës së Pragës

Azem Brahimi caktohet kapiten i ekipit të futsallit të Spartës së Pragës

Futbollisti nga Drenasi, Azem Brahimi, është caktuar kapiten i ekipit të futsallit te ekipi nga kryeqyteti i Çekisë, Sparta e Pragës, njofton Insajderi.

Në një prononcim për gazetën online Insajderi, Brahimi pohon lajmin se ka pranuar shiritin e kapitenit te ekipi çek.

Brahimi ka potencuar se ka 15 vite që mirret me futsall, ndërsa në Çeki ka tetë vite që është transferuar.

Fillimisht Brahimi ishte pjesë e klubit të vendlindjes, Drenasit, ndërsa më pas ishte pjesë edhe e klubit të futsallit Bambu nga Prishtina.

Sa i përket arenës ndërkombëtare, në vitin 2011, Brahimi u transferua te ekipi Benago i Çekisë, ku për gjashtë sezone ishte pjesë e tyre.

Nga Benago, futbollisti Brahimi është transferuar te Sparta e Pragës, ku prej katër sezonesh është pjesë e tyre, ndërsa sivjet lojtarit nga Drenasi i është besuar edhe shiriti i kapitenit, me të cilët Brahimi ka kontratë edhe tre vite.

Brahimi 32 vjeçar, ka thënë se planifikon edhe 3-4 vite të mirret me futsall, ndërsa në pytjen e gazetarit nëse mendon të kthehet në Kosovë pas periudhës së pensionimit, që të ushtroj profesionin e trajnerit, Brahimi është përgjigjur që nuk planifikon të rikthehet në Kosovë dhe se zejen e trajnerit do ta ushtrojë në Çeki.

Sezonin e kaluar, Brahimi ishte i huazuar në Kosovë për katër muaj, ku ishte pjesë e Mabetex Prishtinës, me të cilët është shpallur kampion. /Insajderi.com