Azem Syla shfaqet në Shkup, drekon me ministrin e qeverisë Zaev

Azem Syla shfaqet në Shkup, drekon me ministrin e qeverisë Zaev

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka drekuar në Shkup bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë, Suhejl Fazliu.

Ministri Fazliu ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një fotografi në të cilën shfaqet shfaqen ai dhe Azem Syla duke drekuar në një restorant, që siç ka treguar ministri i qeverisë Zaev, ndodhet në Shkup.

“Në drekë të përbashkët në Shkup me gjeneralin Azem Sylën”, ka njoftuar ministri Fazliu, në përshkrimin që i ka vendosur fotografive të publikuara në Facebook.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by Insajderi on Sunday, 21 October 2018

Azem Syla është duke u mbrojtur në liri prej shtatorit të këtij viti kur u lirua nga arresti shtëpiak, lidhur me aktakuzën që Prokuroria e Shtetit nga ngritur ndaj tij nën dyshimin për krim të organizuar.

Azem Syla akuzohet së bashku me 21 persona tjerë për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik dhe Llapnasellë, afër Prishtinës.

Gazeta Online Insajderi kishte sjellë një seri hulumtimesh lidhur me rastin “Toka” gjatë dy viteve të fundit. Kishte siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Sylës dhe grupit të dyshuar të tij.

Në aktakuzën ndaj tij, Prokuroria pretendonte se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal. Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshoheshin se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.

Grupi pretendonte se kishte nisur veprimtarinë që nga viti 2006.

Në hulumtimin e titulluar: “‘Tregtia kriminale’ me tokën e shtetit”, Insajderi kishte siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bastisjen e 42 lokacioneve në mbarë Kosovën, përfshirë shtëpinë e deputetit Syla në Kizhnarekë.

Ndërkaq, në hulumtimin e Insajderit, të titulluar: “Azem e Hysni Syla dhe vëllai i Remit zhvaten pasurinë e milionerit nga Prishtina”.

Në këtë hulumtim, Insajderi shkruante se si Azem Syla së bashku me djalin e axhës së tij, Hysni Sylën dhe me vëllain e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovë, (UÇK), Rrustem Mustafën, Bedriun, dyshoheshin se kishin zhvatur pasurinë e një milioneri nga Prishtina.

Shtëpi, lokal, toka, e para kishin përfunduar në pronësi të njerëzve të Azem Sylës i njohur si “Daja i madh”, djalit të axhës së tij, Hysni Syla, i njohur si “Daja i vogël” dhe në xhepat e vëllait të Rrustem Mustafës, Bedriut. /Insajderi.com