Azet kujton menaxherin e ndjerë: Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona

Azet kujton menaxherin e ndjerë: Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona

Mëngjesin e të shtunës është ndarë nga jeta menaxheri i reperit shqiptar Azet, Sefa Kaya.

I ndjeri ishte vetë-aksidentuar me veturën e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sefa ishte vetëm 25 vjeçar, derisa i prekur nga vdekja e tij ishte më së shumti këngëtari nga Podujeva, i cili punoi një kohë të gjatë me të.

Së fundmi, në llogarinë e tij personale, Instagram, Azet ka kujtuar Kayan me një fotografi me mbishkrimin:”Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Mbret Sefa Kaya”.

Theksojmë që Sefa Kaya ka ushtruar detyrën e menaxherit jo vetëm për reperin shqiptar Azet, por edhe për një numër të madh reperësh të famshëm në Gjermani. /Telegrafi/