fbpx

Azilanti kosovar akuzohet për pedofili brenda kampit

Azilanti kosovar akuzohet për pedofili brenda kampit

Një skandal i madh ka krisur në kampin e azilkërkuesve në Gjermani, saktësisht në Knittlingen. Gjykata e Lartë në Karlsruhe, të mërkurën ka pasur në bankën e të dyshuarit një 25 vjeçar nga Kosova që dyshohet  për pedofili, pasi ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare, vajza e mikut të tij.

Siç raporton gazeta gjermane “Pforzheimer Zeitung” kosovari fillimisht kishte mohuar akuzat por më vonë vetë kishte pranuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të miturën por pa e ditur se ajo është nën moshën 18 vjeçare.

Për këtë arsye, Gjykata e ka kthyer lëndën në rishikim, dhe tashmë kosovari po mbahet në paraburgim, raporton Insajderi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur natën e 2 apo 3 nëntorit në kampin ku qëndrojnë shumica azilkërkues nga Ballkani. Bazuar në raportin e prokurorisë, kosovari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, fillimisht duke e detyruar të bëjë seks oral.

“Përpara kësaj, ai e ka thirrur vajzën në dhomën e tij përmes një telefoni të cilin vajza e kishte nga prindërit”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Në deklaratën e parë, i akuzuari kishte thënë se ai përpos që nuk e kishte ditur moshën e vajzës, numrin e telefonit e kishte marrë vet nga e mitura.

“Ajo vet ma ka dhënë numrin edhe më tha se dëshiron kontakt me mua. Por unë gjithmonë kam refuzuar”, citohet të ketë thënë i akuzuari.

Sipas tij, mesnatën e 2 nëntorit 2015, vajza ka ardhur me vetë-dëshirë në dhomën e tij.

“Çfarëdo që ka ndodhur ka ndodhur me vetë-dëshirë. Sikur ajo të më thoshte se nuk dëshiron ta bëjë atë çfarë kemi bërë, unë kurrë nuk do ta bëja”, ka thënë i akuzuari.

Gjykimi ndaj kosovarit do të vazhdojë në ditët në vazhdim dhe ai pritet të dënohet deri në 12 vite burg./Insajderi.com