Babai e dënon vajzën të ecë 8 km në këmbë për shkak të bulizmit

Babai e dënon vajzën të ecë 8 km në këmbë për shkak të bulizmit

Për të dënuar vajzën 10 vjeçe, “e pezulluar” për herë të dytë nga shërbimi i autobusit të shkollës, pasi kishte ngacmuar një shok klase (bulizëm), babai ka vendosur që ajo ta bëjë rrugën në këmbë nga shtëpia në shkollë. Tetë kilometra me temperatura 2 gradë. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Swanton, në Ohajo.

“E di që shumë nga ju nuk janë dakord, por unë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, – shkruan në “Facebook”, Matt Cox.

Babai e ka shoqëruar me makinë të bijën, duke filmuar skenën dhe duke e ndarë më pas në rrjetet sociale videon e dënimit.