
Një 29-vjeçar është viktima më e re në moshë që sot është regjistruar nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa babai i tij kishte vdekur vetëm katër ditë më parë, po ashtu i prekur nga virusi, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e dy familjarëve nga Lipjani e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi.
“Para disa dite ka vdekur babai, sot ka vdekur djali 29-vjeçar, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Bytyqi.
Ndryshe në Kosovë sot janë regjistruar 10 viktima dhe 311 raste të reja me Coronavirus./Insajderi.com