Babai gjen të vdekur djalin e tij në dhomën e gjumit

Babai gjen të vdekur djalin e tij në dhomën e gjumit

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur të premten në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, një person ka raportuar se në dhomën e gjumit ka gjetur të vdekur djalin e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com