Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar; baba dhe djalë, kjo pasi babai në gjendje të dehur ka sulmuar me shkop druri djalin e tij.
Ndërsa viktima ishte përdorues i substancave narkotike.
Përpos kësaj djali dyshohet se kishte vjedhur një llap-top në shtëpi dhe e kishte dërguar për kthim të një borxhi.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Insajderi.com