Babai i Egzoni tha se do e shes veshkën për shërimin e djalit – Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë

Babai i Egzoni tha se do e shes veshkën për shërimin e djalit – Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë

Pasi që babai i Egzon Kryeziut, i cili u aksidentuar me veturë dhe iu nënshtrua disa operacioneve, sërish doli të kërkojë ndihmë për trajtimin e mëtejmë të djalit të tij, Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ia ka dhuruar 1000 euro nga fondacioni i tij, shkruan Gazeta Insajderi.

I ati i Egzonit, tregoi se është i gatshëm ta shes edhe veshkën e tij për shërimin e djalit, preku shumë qytetarë të cilët i janë përgjigjur ftesës për ndihmë.

Përveç dhurimit të parave Tahiri, ka bërë thirrje edhe për ndihmë nga ata që kanë mundësi.

“Për rastin e Egzonit, kam njohuri dhe kam lobuar me mundësi për të, dhe prapë që nesër do ia dhuroj nga fondacioni ynë 1000 EURO për shërimin e tij!
Nëse është nevoja, do jem edhe në shërbimin e tij deri në tubimin e parave të kërkuara nga prindi i tij, i cili tha në një intervistë se do e shes edhe veshkën për djalin e tij! Unë i them, se ka shqiptarë qê nuk të lënë me e bërë atë hap i nderuar. Do ia dalim së bashku për shumën e kërkuar. Më vjen keq për gjendjen e tij, por me ndihmën e Zotit do ia del kësaj sfide”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook./ Insajderi.com