John Place gjindet në kujdes intensive për tri javë me radhë, sepse i biri injoroi këshillat e prindërve dhe takoi miqtë e tij pa maskë.
Beteja e tij kundër Covid-19 filloi muajin e kaluar kur djali i tij shkoi në shtëpinë e një miku, ku edhe e hoqi maskën. Ai e mori virusin dhe e solli në shtëpi ku pesë anëtarë të familjes u infektuan, raporton Mirror, shkruan Insajderi.
Nëna e tij Michelle Zymet dhe tre fëmijët ia dolën ta tejkalojnë lehtë virusin pas tri javësh, babai u dërgua në spital për shkak të kollitjes konstante për katër ditë.
Zonja Zymet tha se që i ishte lutur të birit para se të dilte, të vendoste maskën, të pëdor dezinfektuesin dhe të lajë vazhdimisht duart. Mirëpo djali edhepse kishte thënë se po i bënte të gjitha këto, del që nuk u është përmbajtur masave./Insajderi.com