Dy shtetas kosovarë babë e bir kanë dhunuar psikologjikisht e fizikisht një 19 vjeçare maqedonase e fejuara e 24 vjeçarit kosovar, duke i sekuestruar pasaportën e telefonin pa e l" />

Babë e bir nga Kosova dhunojnë 19 vjeçaren maqedonase

Babë e bir nga Kosova dhunojnë 19 vjeçaren maqedonase

Dy shtetas kosovarë babë e bir kanë dhunuar psikologjikisht e fizikisht një 19 vjeçare maqedonase e fejuara e 24 vjeçarit kosovar, duke i sekuestruar pasaportën e telefonin pa e lejuar të dalë nga shtëpia.

Mediat lokale të Riminit informojnë se me urdhër të prokurorit Davide Ercolano, policia italiane ka arrestuar dy shtetas kosovarë, babë e bir 54 e 24 vjeç ma akuzën e sekuestrim personi, dhunë e keqtrajtim në familje ndaj një shtetase maqedonase 19 vjecare e fejuar prej pak kohësh me djalin kosovar.

Denoncimi është bërë nga babai i vajzës në Maqedoni i cili i informuar nga vajza ka lajmëruar policinë italiane mbi situatën në të cilën ndodhej e bija.

Operacioni i arrestimit të dy kosovarëve është ekzekutuar mëngjesin e sotëm e vajza e cila i është nënshtruar një kontrolli mjekësor në spitalin e Riminit, për autoritetet italiane ka rrëfyer se është njohur me të riun kosovar në Facebook.

Pas një muaj shkëmbim mesazhesh ka vendosur të largohet nga Maqedonia për të jetuar në Rimini me të fejuarin.

Por menjëherë pas mbërritjes së saj në Rimini, kjo histori dashurie është shndërruar në një inkub fizik e psikologjik .

I fejuari e vjehrri i kanë sekuestruar telefonin e pasaportën duke e detyruar të shndërrohet në shërbëtore të tyre nën kërcënime fizike e psikologjike. /OraNews