“Back to the Future”, si shfaqje në vitin 2020

“Back to the Future”, si shfaqje në vitin 2020

Filmi “Back to the Future” (Rikthim në të ardhmen) do të ketë premierë skenike si muzikël, më 20 shkurt të vitit 2020, në Mançester të Britanisë së Madhe.

Regjinë e shfaqjes do ta bëjë John Rando, ndërsa teksti do të adaptohet nga Bob Gale. Olly Dobson është aktori që do ta luaj rolin kryesor, Marty McFly, që në film luhej nga Michael J. Fox, transmeton Telegrafi.

Ky projekt është planifikuar për vitin 2015, por siç thote Gale, “gjërat e mira marrin kohë”.

“Trupa është shumë e mirë, këngët fantastike dhe regjisori Rando po bënë punë mahnitëse që shfaqja të kap edhe momentet magjike të filmit”, shton ai.