fbpx

Bahri Hyseni thotë se “Pronto” është keqkuptuar – “kurrë s’më kanë dhuruar pozita”

Bahri Hyseni thotë se “Pronto” është keqkuptuar – “kurrë s’më kanë dhuruar pozita”

Pas zgjedhjes në pozitën e kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ish-deputeti i PDK’së, Bahri Hyseni i njohur për rastin “Pronto” ka dhënë një deklaratë befasuese.

Hyseni në T7, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndikuar grupi i njohur si “Pronto” në përzgjedhjen e tij, duke shtuar se përzgjedhja e tij u bë për shkak të kontributit.

“Nuk është e papritur për shkak të kontributin që kam dhënë në Këshillin Prokuroial, duke pasur edhe detyra të rëndësishme shtetërorë jam përzgjedhur për këtë arsye”, ka deklaruar ai.

VIDEO

I pyetur nga moderatori se a ka konkuruar për këtë pozitë, ai ka dhënë një përgjigje interesante.

“Po po absolut, unë e di që e kam ba hit, po njerëzit duhet t’i kuptojmë kur flasim në ndonjë moment të caktuar. Ju e dini kontributin tim”, shtoi ai.

Hyseni ka folur edhe për rastin Pronto, duke thënë se ishte një keqkuptim.

“A asnjëherë në jetën time nuk kam apliku për pozitën e asnjë bordi në Kosovë, ka qenë keqkuptim, më ka ba një zyrtar një telefonatë, ka qenë e papërgatitur nga ana ime, nuk e kam dit as për cka po më thërrasin, nuk kam qenë ai Bahri Hyseni unë, po ka qenë një tjetër i interesuar për atë vend pune. Asnjëherë në jetë nuk kam marrë pozitë të dhuruar nga dikush, ju e dini që kam qenë fillimisht kryetar i një komune”, deklaroi ish’deputeti i PDK’së.

“Kam mujt me gabu fjalën konkuru, e fjalën shef, po në jet të përditshme e përdori fjalën shef”, shtoi ai. Sipas tash kryesuesit të Këshillit Prokurorial nuk ka pas proces më transparent, ani pse ishte i vetmi kandidat për këtë pozitë.

Ndërkaq, nëse Hysenin do ta thërriste në telefon Adem Grabovci, si në rastin e aferës, ai thotë se do t’i përgjigjej si në vitin 2011 por, kjo nuk nënkupton se do të ndikonte në punën e tij si profesionist.

VIDEO