Bahtiri krenohet me ndërtimin e “fontanës më të bukur në Kosovë”

Bahtiri krenohet me ndërtimin e “fontanës më të bukur në Kosovë”

Edhe pse është kritikuar nga opozita në Mitrovicë për mos realizimin e premtimeve në mandatin e tij të parë si kryetar, Agim Bahtiri ka njoftuar me krenari për ndërtimin e një fontane në Mitrovicë.

Bahtiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për ndërtimin e një fontane siç ka thënë ai “më të bukurën në Kosovë”.

“Në qendër të Mitrovicës po ndërtohet njëra nga fontanat më të bukura në Kosovë”, ka shkruar ai.

Në qendër të Mitrovicës po ndërtohet njëra nga fontanat më të bukura në Kosovë.

Posted by Agim Bahtiri on Sunday, 28 May 2017