Bahtiri: Ora policore duhet të hiqet, po shkakton stres te qytetarët

Bahtiri: Ora policore duhet të hiqet, po shkakton stres te qytetarët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kritikuar qeverinë aktuale në lidhje me mënyrën si ka menaxhuar pandeminë, njofton Insajderi.

Sipas Bahtirit “qeveria ilegale që me mandat të vjedhur uzurpoi objektin e Qeverisë dhe mbajti peng në mënyrë të paligjshne ekzekutivin e vendit, jo vetëm që udhëhoqi në mënyrë katastrofale me vendin, por edhe tentoi që përmes përpjekjeve të ulta t’i vendos përpara aktit të kryer qeverisjet komunale”.

Bahtiri, në “Facebook” theksoi se orët policore janë bërë të bezdisshme dhe kanë mbjellur farën e depresionit dhe të stresit te të gjithë.

“Qytetarët e Mitrovicës dhe mërgimtarët tanë të dashur, janë lodhur nga ky keqmenaxhim i pandemisë. Orët policore tashmë janë bërë të bezdisshme, ato kanë mbjellur farën e depresionit, stresit dhe ngarkesës psiqike tek të gjithë ne. Ora policore asnjëherë nuk i uli rastet e prekura me virus, sepse në fakt kjo masë ishte vetëm sa për sy e faqe, në mungesë të një vizion të duhur për menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij, nuk mjafton që ora policore është hequr sot vetëm në Mitrovicë, por ajo duhet të largohet si masë në të gjitha qytetet e Kosovës./Insajderi.com