Bahtiri për koncertin mbi Ibër: Përveç Shakirës i kemi shkruar edhe Madonnës

Bahtiri për koncertin mbi Ibër: Përveç Shakirës i kemi shkruar edhe Madonnës

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, foli edhe njëherë për koncertin i cili pritet të zhvillohet gjatë ceremonisë për hapjen e Urës së Ibrit.

‘Koncerti është tepër i nevojshëm dhe me gjëra të mira mund ta bashkojmë qytetin’, tha Bahtiri në Klan Kosova.

‘Unë kam kërkuar që një koncert i tillë t’i bashkojë serbët dhe shqiptarët për të qenë në mënyrë festive hapja e Urës’.

Bahtiri foli edhe për Shakirën, emri i parë që u bë publik për të qenë pjesë e koncertit madhështor.

‘Ne i kemi dërguar shkresë zyrtare jo vetëm Shakirës por edhe disa të tjerëve dhe po presim përgjigje prej tyre. Ta shohim kur e ka të lirë apo mundësi ta bëjë atë. Sigurisht do të marrim siguri sepse po mendojmë të bëjmë diçka të mirë’.

Bahtiri zbuloi se nëntë artistëve iu bë shkresë zyrtare, në mesin e tyre Madonnës dhe disa artistëve të tjerë të njohur.