Bahtiri thotë se ideja për bashkimin e Mitrovicës nuk është vetëm e tij, këta janë politikanët që i thanë po idesë së tij

Bahtiri thotë se ideja për bashkimin e Mitrovicës nuk është vetëm e tij, këta janë politikanët që i thanë po idesë së tij

‘Unë po ju them me plotë bindje, shumë i sigurt, më shumë se 1 milionë i sigurt se kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë – bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë gjithsesi ka thënë Agim Bahtiri , sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Bahtiri është shprehur i bindur se ideja për bashkimin e Mitrovicës nuk do të mbetet vetëm ide. Ai i bëri thirrje Qeverisë që sa ma parë ta shqyrtojë iniciativën e propozuar nga ai.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se kjo ide ka ardhur si rrjedhojë e përkrahjes qendrore. Gjatë fjalimit të tij ai ka bërë të ditur se Veseli, Haradinaj, Limaj e madje edhe nënkreyetari i LDK-së, Agim Veliu e përkranin këtë ide.

“Nuk është një iniciativë qe e ka marrë kryetari, kryetari nuk bien diçka në kuvend pa u matur mirë e pa u konsultuar, këtë iniciativë e përkrahin shumica e partive politike në qendër, duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, duke u nisur nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, duke u nisur nga Fatmir Limaj dhe të tjerët në rend”, ka thënë Bahtiri, shkruan Insajderi.

Tutje ai ka thënë se i vjen keq që kryetari i LDK-së në këtë komunë, Safet Kamberi është shprehur skeptik për këtë vendim.
“Më vret fakti pak se Kryetari I LDK-së, Safet Kambaeri është skeptik në këtë vendim”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kamberit, i cili i ka thënë se nëse liderët që ai përmendi më lartë e përkrahin këtë ide, atëherë pse jemi sot këtu.

Ndërsa ka theksuar se ai përfaqëson Lidhjen Demokratike në këtë qytet, duke aluduar në atë se Bahitiri përmendi Agim Veliu se e përkrahë këtë ide.

Ai ka ritheksuar se për këtë nismë janë tejet skeptik që do të bëhet.

Në fund të fjalës së tij, Agim Bahitri ka uruar të gjithë për bashkimin e Mitrovicës.

“Urime të gjithëve bashkimi i Mitrovicës, po ndodhë”, tha ai, përderisa të pranishmit po duartrokisnin./Insajderi.com