Bahtiri tregon se kush e bindi që të “dalë nga tabuti” dhe të bëjë koalicion me PAN

Bahtiri tregon se kush e bindi që të “dalë nga tabuti” dhe të bëjë koalicion me PAN

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që është edhe nënkryetar i AKR-së ka treguar se kush e ka bindur që të “dalë nga tabuti” dhe të bëjë koalicion me PDK-AAK-NISMA.

Sipas tij, pas daljes së koalicionit me LDK-Alternativa, ai është takuar me minatorët e Trepçës, të cilët i kanë kërkuar atij që të krijohen institucionet.

“Minatorët ma kthyen mendjen. Janë dy sindikata të minatorëve, dhe njëri prej tyre ka qarë dhe më ka thënë se për hirë të sakrificës së tyre të bëhen institucionet. Unë i kam thënë se do të bëjë, por vetëm me Ramush Haradinajn”, ka thënë Bahtiri.

Ai e cilësoi Haradinajn si një burrë të mirë dhe Qeverisjen e tij do të bëjë punë jashtëzakonisht të mirë./Insajderi.com

Bahtiri ende insiston se nuk ka lidhur koalicion me PDK-në por me Haradinajn