Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk mund të jetë temë e dialogut Kosovë – Serbi

Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk mund të jetë temë e dialogut Kosovë – Serbi

Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se  Mitrovica nuk do të mund dhe nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë- Serbi, njofton Insajderi.

Bahtiri në RTK ka theksuar faktin që “negociatat për Mitrovicën kanë përfundua më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendosi dhe i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ, sepse kjo do të sillte ndarjen e Mitrovicës”.

Bahtiri më pas ka folur edhe për takimin që kishte dje me shefi i zyrës së BE-së për Kosovë, i cili kishte deklaruar se edhe Ura mbi Ibër mund të jetë temë e dialogut Kosovë Serbi.

Lidhur më këtë rast Bahtiri ka thënë se i prezantoi përfaqësuesit të BE-së gjendjen në Mitrovicë para dhe pas ardhjes së tij kryetar i qytetit.

“I tregova për ndryshimet që janë bërë dhe ndihmat që i janë dhënë Mitrovicës nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e jashtme qytetit tonë”.

Në fund kreu i Mitrovicës ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht në Hagë.

“Unë dhe familja ime ja heqim kapelën çdo njëri që e ka marr pushkën me luftua për liri. Por tani jemi të pafuqishëm tu ndihmojmë. Na kanë vra në shtëpitë tona, nuk i kemi shkua askujt ta vrasim në vend që të dënohen ata që na kanë vra, po dënohen të pafajshmit”, tha pos tjerash Bahtiri./Insajderi.com