Bahtiri vëzhgon zhbllokimin e rrugëve nga bora

Bahtiri vëzhgon zhbllokimin e rrugëve nga bora

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dal në Shalën e Bajgorës për të vëzhguar zhbllokimin e rrugëve pas reshjeve të borës.

“Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka thënë se “Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme”.

Pas reshjeve të borës raportohet për rrugë të bllokuara në pjesë të ndryshme në vend. /Insajderi.com

 

Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, 14 January 2021