Bajqinovci-Hotit: Jep dorëheqje e ec për shpi

Bajqinovci-Hotit: Jep dorëheqje e ec për shpi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij duke e quajtur të paaftë për udhëheqjen e vendit, njofton Insajderi.

Bajqinovci duke renditur dështimet e 100-ditëshit të kësaj qeverisje në fund kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, Hoti nuk pyetet nga askush prandaj nuk ka nevojë që të shesë mend dhe duhet të lëshojë rrugë duke shkuar në shtëpi.

Tutje, Bajqinovci, i është drejtuar kryeministrit Hoti, duke I thënë “mos shit mend dhe ec për shpi”./Insajderi.com