Bajqinovci, Hotit: Ju jeni kukull, bateritë i ka Haki Rugova

Kryeministër, por që nuk e pyet askush asgjë. Kështu e ka përshkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, rolin dhe funksionin e Avdullah Hotit.

Bajqinovci, Hotit: Ju jeni kukull, bateritë i ka Haki Rugova

Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur “kukull”, njofton Insajderi.

Sipas deputeti të VV-së, Hotin e ka zgjedhur fuqia e Haki Rugovës brenda LDK-së, prandaj “jeni kryeministër që nuk iu pyet askush”.

“Kryeministër mos harro, Hakia të ka dhënë këtë karrige. Askush tjetër. Burimi i krijimit të kësaj qeverie është Hakia dhe klani i tij. Kurrë mos thuaj se kjo qeveri nuk është e korruptuar se shefi i tij është i tillë. Ai që të ka dhënë stafetën është në arrest shtëpiak. Ti je derivat i tij, asgjë më i mirë s’je. Prandaj të gjithë do të përfundoni herët a vonë në Prokurori. Jeni të tillë dhe nuk mund të ikni kësaj”, ka thënë Bajqinovci në seancën e sotme të Kuvendit.

Bajqinovci ka shtuar se ka vetëm një zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e ajo është shkuaraj në zgjedhje.

“Jeni kukull që bateria i mbanë Hakia dhe të tjerët. Jepni dorëheqje e shkojmë në zgjedhje për t’ia kthyer dinjitetin këtij vendi”, tha ai./Insajderi.com