Bajram Hasani: Me Haradinajn kryeministër qytetarët ndjehen më të sigurt

Bajram Hasani: Me Haradinajn kryeministër qytetarët ndjehen më të sigurt

Kandidati për deputet nga koaliacioni AAK-PSD, ish-ministri i Tregtisë Bajram Hasani ka thënë se qytetarët e Kosovës ndjehen më të sigurt me Ramush Haradinajn kryeministër.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se sonte në takim me banorët e fshatit Tërstenik të Vitisë kanë marrë mbështetje për fitoren e këtij koalicioni.

Hasani ka theksuar se në qeverisjen e re të Ramush Haradinajt do të fokusohen në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në fshatin Tërstenik të Vitisë, me banorët e mirë të këtij fshati, sonte bashkë me kandidatët për deputet Faruk Nura, Samet Dalipi e Salih Salihu biseduam për programin e koalicionit AAK-PSD. Banorët e Tërstenikut na dhanë mbështetje të parezervë. Të bindur në fitoren e koalicionit AAK-PSD, të bindur në fitoren e Ramush Haradinajt për kryeministër.

Qytetarët ndjehen më të sigurt më Haradinajn kryeministër, sepse asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë Kosovës. Me qeverisjen e re të Haradinajt do të fokusohemi më shumë për rritjen e mirëqenies së jetës së gjithsecilit qytetar, në çdo cep të Kosovës.

Mbështetje morëm të gjithë kandidatët për deputet.

Gjithashtu, vendimet e mia si ministër i Tregtisë në mbrojtje të prodhimeve vendore, në mbrojtje të fëmijëve tanë nga lodrat e rrezikshme, kanë bërë që këta qytetarë të më vlerësojnë dhe të më mbështesin si përfaqësues i tyre në Kuvendin e Kosovës. Problemet e qyteteve të Anamoravës, problemet e çdo fshati do të dëgjohen në Kuvend, do të flasim dhe mundohemi që të gjejmë zgjidhje.