Lidhur me sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj Drejtorit të Gazetës Insajderi, ka reaguar edhe kryeredaktori i gazëtës Koha Ditore, Agron Bajrami.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bajrami është shprehur i shqetësuar dhe i brengosur për rrahjen ndaj Ollurit.
“Jam i shqetësuar dhe i brengosur pasi është rrahur Parim Olluri, një gazetar hulumtues dhe kritik i elitës në pushtet”, ka shkruar Bajrami.
“Sulmet kundër medias në Kosovë janë në rritje”, ka shtuar ai.