Bajrami: Nuk jam dorëhequr, kjo do ishte ndihmë për kriminelet

Bajrami: Nuk jam dorëhequr, kjo do ishte ndihmë për kriminelet

Ministrja e Infrastrukturës, Hykmete Bajrami, ka folur rreth rastit të vjedhjes së 2 milionë eurove nga thesari i shtetit, njofton Insajderi.

Ministrja Bajrami në emisionin “Pressing” ka thënë se kërkesa nga oponentët politikë që ajo të dorëhiqet, ka qenë një kërkesë e padrejtë dhe e motivuar politikisht.

Më pas ajo ka thënë se në konsultim edhe me partinë, nuk ka dhënë dorëheqje meqë edhe nga ajo vetë dhe nga partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, është konsideruar se një hap i tillë do ishte ndihmë për kriminelët që e kanë kryer aktin.

Tutje, Bjarami ka thënë se edhe zyrtari që i ka kryer ato trasnfere ka  një kohë prej 9 muajsh që nuk punon më në Ministrinë e Infrastrukturës./Insajderi.com