Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se është duke vazhduar operacioni i jashtëzakonshëm i Policisë në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit, ka bërë të ditur se momentalisht rezulton se ka mbetur i plagosur leht një polic.
Kelani i ka thënë Insajderit se momentalisht nuk mund të jepen shifra për numrin e të arrestuarve dhe të plagosurve.
“Ajo çfarë mund të them deri tash është se operacioni po vazhdon ende. Nuk mund të jap shifra sepse duhet me i mbledhë të gjitha. Për momentin është duke u zhvillu operacioni. Deri tash 1 zyrtar policor është i plagosur lehtë”, ka thënë Kelani. /Inasjderi.com