fbpx

“Bakteret nuk ekzistojnë” – Moderatori i njohur thotë se ai nuk i ka larë duart qe 10 vite

“Bakteret nuk ekzistojnë” – Moderatori i njohur thotë se ai nuk i ka larë duart qe 10 vite

Moderatori i Fox News, Pete Hegseth, ka thënë se ai nuk i ka larë duart që 10 vite,  sepse ai beson se bakteriet nuk janë të vërteta.

Hegseth tha se mikroorganizmat infektuese nuk ekzistojnë pasi nuk mund të shihen me syrin e njeriut.

“Unë jam vaksinuar”- shtoi ai.

Rrëfimi i tij u bë pasi një nga kolegët e tij u tallë me të pasi ai hëngri mbetjet e një pice.

Ai ka rrëfyer më vonë se kjo ishte thjeshtë një shaka dhe se kujdeset mirë për higjienën e tij, por ende ka vazhduar duke thënë “ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit ecin me shishe të dezinfektuesve në dorë, dhe dezinfektojnë rreth 19 mijë herë në ditë, thuaj se kjo do t’i shpëtoj jetën e tyre”

Bakteriet të cilat përhapen nga duart e palara janë Salmonella dhe E coli.

Këtë rast e ka komentuar edhe presidenti Donald Trump. Ka thënë se ai ka pasur raste kur është frikësuar nga bakteret.

Në librin e tij The art of comeback, ai shkroi “Një nga mallkimet e shoqërisë amerikane është akti i thjeshtë i shtrëngimit të duarve, dhe sa më i famshëm apo më i suksesshëm je, ky mallkim bëhet më i madh”

“Jam një maniak i duarve të pastra. Ndihem shumë më mirë pasi kam pastruar duart, gjë që e bëjë shumë shpesh” ka thënë Donald Trump./Insajderi.com