
Po flitet shumë për një largim të Gareth Bale nga Real Madrid, me klubin që e dëshirojnë një gjë të tillë por jo edhe futbollisti.
Pas kësaj, uellsiani është shëndrruar në një figurë për të ardhur keq te “Los Blancos”.
Bale është parë me skuadrën ku kanë udhëtuar drejt Kanadas për përgatitjet parasezonale.
Është publikuar një video e futbollistëve të Realit duke u futur në aeroplan, derisa Bale shihet duke qëndruar i vetëm dhe i shkoqitur nga pjesa tjetër e skuadrës.
?? ¡Próxima parada: Canadá!#RMTour #RealMadridIsComing pic.twitter.com/Jc4kw8p9ET
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) July 9, 2019