Balerina ruse e zhdukur, dyshohet të jetë gjymtuar dhe tretur në acid nga i dashuri i saj

Balerina ruse e zhdukur, dyshohet të jetë gjymtuar dhe tretur në acid nga i dashuri i saj

Një balerinë nga Teatri me famë botërore “Bolshoi’, e cila u zhduk gjashtë vjet më parë mund të jetë copëtuar dhe tretur në acid sulfurik nga një burrë që kishte imazhe seksualisht komprometuese të saj, sipas raporteve, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Hetuesit rusë thuhet se po ndjekin një gjurmë të re në rastin e 25-vjeçares Olga Demina, e cila u zhduk në vitin 2014, sipas East2West News, i cili citoi një raport në Komsomolskaya Pravda.

Malkhaz Dzhavoev, the suspectAjo besohet të jetë vrarë në një komplot të pretenduar shantazhi nga Malkhaz Dzhavoev, 40-vjecar, i dyshuari kryesor, i cili është përshkruar si “menaxheri” dhe “i dashuri” i saj, raportoi media.

Ndërsa ishte pas hekurave, Dzhavoev “i rrëshqiti gjuha” duke thënë se trupi i balerinës “u copëtua dhe u tret në acid” – dhe eshtrat e saj me gjasë u hodhën në një pus, tha një burim i zbatimit të ligjit, sipas raportit. /Insajderi.com