Balerina shqiptare realizon ëndrrën e kamotshme – merr një rol në filmin thriller

Balerina shqiptare realizon ëndrrën e kamotshme – merr një rol në filmin thriller

Pas audicioneve vetëm me anë të videove, për “REVERSE”  projekt inovativ nga Giuseppe Lepore për Bielle Re do të fillojë xhirimet  në 17 gusht në Abruzzo në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë për COVID-19, njofton Insajderi.

REVERSE, thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin balerina shqiptare, Klaudia Pepa duke bashkë-interpretuar me Beppe Convertini.

Balerina ishte shprehur që kjo ishte një ëndërr e kamotshme e saj, kur ndau lajmin me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Filmi, i shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe është një thriller me një aromë ndërkombëtare që do të lërë të gjithë pa fjalë. Një vrasës serial i famshëm, psikopat i cili firmos krimet e tij gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pasi kapet, vrasësi i thikës blu konsiderohet i paaftë për të kuptuar. Do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, me një marrje në pyetje të pamëshirshme do të përpiqet ta çojë atë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij. /Insajderi.com

Burimi: Emmepress