Balfin Group përpiqet të demantojë Insajderin, por dokumentet e dëshmojnë skemën e dyshimtë të blerjes së Ferronikelit

Balfin Group përpiqet të demantojë Insajderin, por dokumentet e dëshmojnë skemën e dyshimtë të blerjes së Ferronikelit

Kompania “Balfin Group”e oligarkut nga Shqipëria Samir Mane është përpiqur që ta dematojë Gazetën Insajderi në lidhje me raportimin se kompania në të cilën është emëruar drejtor dyshohet për një skemë mashtrimi të blerjes së gjigantit metalurgjik “Feronikel”.

Insajderi gjatë ditës së djeshme ka publikuar dokumente të cilat tregojnë se kompania “NKL Limited”, kompani kjo e cila ka blerë zyrtarisht Feronikelin ka pronarë dy njerëzit e kompanisë “Cunico Resources”, e cila ka falimentuar Feronikelin.

Mirëpo këtë e kundërshtuar “Balfin Group” e cila thotë se kjo nuk është e vërtet.

“Flisni për përfshirjen e dy përfaqësuesve te kompanisë se mëparshme të ferro-Nikelit në bordin e kompanisë së re me bazë në Londër, por kjo është absolutisht e pavërtetë. Megjithatë shumë shpejt do të keni mundësinë të njiheni me të vërtetën, që është shumë më pozitive se ajo që ju paraqisni, për vetë Ferro-Nikelin dhe Kosovën”, thuhet në reagimin e Balfin Gropu.

Në dokumentet të cilat i posedon Insajderi, thuhet se kompania “NKL Limited” është themeluar më 10 mars të këtij viti [2018], me bazë në Londër, me pronarë, Joyce Angelina Young dhe Jacques Claude Michel Nassieu Maupas.

Nga kjo po del që “Cunices Resources”, në mënyrë manipulative ia ka shitur vetes “Ferronikelin” për t’i ikur borxheve që ka krijuar duke e pasur në pronësi deri tash.

“Cunico Resource”, kishte marr në pronësi Feronikelin në tetor të vitit 2007 mirëpo ajo ka dështuar me menaxhimin e fabrikës për arsye se nuk iu kishte dhënë 30 përqind të pagës punëtorëve, kishte mungesë të pajisjeve teknologjike e shumë probleme tjera për të cilët punëtorët edhe kishin protestuar.

Kompania “NKL Limited”, sipas Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), bleu “Feronikelin” tre muaj pas themelit të saj, më 22 qershor 2018, ndërsa tre muaj pasi “Feronikel” është shitur zyrtarisht, oligarku Samir Mane u emërua drejtor në këtë kompani.

“Përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit nga “NKL Limited”, në cilësinë e blerësit mbi “NewCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico”, në cilësinë e shitësit. II. Parashtruesi i Njoftimit për Përqendrim obligohet të paguaj taksën administrative për Autorizimin lidhur me Realizimin e Përqendrimit në përputhje me Nenin 20 të Ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe neni 20 të Udhëzimi Administrativ Nr.06/2012, bëhet kundrejt pagesës në vlerë prej 3,000.00 € me shkronja ( tre mijë euro )”, thuhet në vendimin e AKK.

Ndërsa oligarku Samir Mane u emërua më 18 korrik 2018, drejtor në “NKL Limited”, tre muaj pasi kjo kompani ka blerë “Feronikelin”. /Insajderi.com

Fakte të reja që tregojnë për përfshirjen e dyshimtë të Samir Manes në blerjen e Feronikelit