Balje – Baliqit: Po akuzon pedofili që dhunoi dy të mitura

Balje – Baliqit: Po akuzon pedofili që dhunoi dy të mitura

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, i cili drejtoi akuza të rënda mbi familjarët e saj dhe të zëvendëskryeministres, Emilja Rexhepi.

Në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, Balje tha se këto akuza vijnë nga një pedofil, i cili akuzohet për kërcënim seksual ndaj dy vajzave nën moshën 18-vjeç.

Ajo thotë se akuzat e tij janë plan i Listës Serbe pasi që siç shprehet Balje, luftoi kundër tyre dhe praktikisht kanë mbetur “pa asgjë”.

“Është plan i Listës Serbe sepse unë kam luftuar kundër tyre dhe ata praktikisht tash janë në opozitë. Çka ka nxjerrë Numani është e pakuptushme, ai është një pedofil I cili akuzohet për kërcënim seksual ndaj dy vajzave të mitura, një boshnjake e një shqiptare, për të cilin nuk kam as çfarë të them, sepse ai paguhet nga ata të cilët nuk ja mendojn të miren shtetit tonë. Unë menjëherë kam paguar një avokat dhe unë bëj padi. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Balje për Insajderin.

Baliq tha se babai i Baljes “ka vrarë shqiptarë”, dhe se ajo është gorane e jo boshnjake – “si e tillë nuk mund të përfaqësojë boshnjakët”.

“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në KK. /Insajderi.com