Ballkani i kthehet fitoreve pas barazimit ndaj Gjilanit

Ballkani i kthehet fitoreve pas barazimit ndaj Gjilanit

Ekipi nga Suhareka, që drejtohet nga Ismet Munishi, Ballkani, ka shënuar fitore përballë ekipit të Llapit me rezultat prej 3 me 1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola, por me një lojë të hapur dhe me shumë aksione brenda saj.

NË pjesën e dytë, ishte golashënuesi më i mirë i ligës, Mirlind Daku, ai që shënoi golin e parë, saktësisht në minutën e 52 të ndeshjes.

Pak minuta më vonë, Daku, shënoi edhe një gol tjetër, ndërsa goditjen përfundimtare ekipit të Llapit ia dha Blend Baftiu në minutën e 70’ të ndeshjes.

Lojtari më i mirë i Llapit në këtë ndeshje Arbnor Ramadani arriti ta zvogëlojë epërsinë në 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani merr fitoren e tretë në kampionat, ku tani me 10 pikë është lider në Superligë.

Llapi në anën tjetër nga tri ndeshje nuk ka marr asnjë pikë./Insajderi.com.