Ban Ki-moon: Një grua në krye të OKB-së është ide e shkëlqyer

Ban Ki-moon: Një grua në krye të OKB-së është ide e shkëlqyer

Derisa gara për ta zgjedhur pasardhësin e tij fillon, një kampanjë që  e zgjedhura të jetë nj grua tashmë ka filluar.

Sekretari Gjeneral në ikje i OKB-së, Ban Ki-moon ka mbështetur kampanjën në rritje që kreu i ardhshëm i OKB-së të jetë një grua, raporton The Guardian.

Ai ka thënë se do të ishte shumë i gëzuar nëse një gjë e tillë ndodhë, duke përkujtuar faktin që ai ka punësuar 50-60 gra nëpër pozicionet e organizatës dhe sigurisht ekipin e tij e ka bërë të ndarë barabartë 50-50. Por vetëm 25% e anëtarëve nëpër pozitat më të larta janë të gjinisë femërore në OKB.

Ki-moon pritet ti jap fund angazhimit të tij, pas dy mandateve me nga 5 vjet. Ai pritet që ta lirojë postin e tij më 31 dhjetor të këtij viti, raporton Insajderi

Nëpër rrjetet sociale tashmë janë nisur disa fushata që zëvendësimi i Ban Ki-moon të jetë një person i gjinisë femërore./Insajderi.com