Banesat sociale në Prishtinë me pamje nga burgu

Banesat sociale në Prishtinë me pamje nga burgu

Disa banesat sociale në Prishtinë, për kategori të dala nga lufta, pothuajse janë ngjitur me Qendrën e Paraburgimit e cila shpejt do mbushet me të burgosur.

Një afërsi e tillë në mes këtyre dy objekteve paraqet një paradoks, sepse mund të ndodhë edhe komunikimin fizik mes fëmijëve dhe të mbajturve në qendrën e paraburgimit.

Banorët posa të hapin dritaret, pasqyrë do kenë pamjet nga oborri i burgut. Ata e shohin shqetësuese afërsinë mes këtyre objekteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë se një praktikë e tillë është e zakonshme kudo nëpër botë, ani pse nuk e sheh veten kompetentë për këtë çështje pasi që nuk ka qenë drejtor i burgjeve në kohën kur është bërë ndërtimi. /Tribuna Channel/