Banka Botërore premton mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në

Banka Botërore premton mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në

Fehmi Mehmeti, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është takuar me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, përcjell Insajderi.

Ky takimi pranverorë i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë është mbajtur në Uashington.

Sipas komunikatës për medie, thuhet se zyrtarët e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me realizimin e projekteve të deritanishme, duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BKQ-në.

Temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit te makroekonomisë në Kosovë, politika zhvillimore e kredive, portofoli i objekteve me BB-në dhe statusi i implementimit të tyre.

Po ashtu Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner./ Insajderi.com